Fillon rregullimi në trajtimin e ujërave të zeza në lagjen Malësia

KamenicëPostuar: 14:46 / 16.05.2017

Projekti i trajtimit të ujërave të zeza në lagjen Malësia po vazhdon sipas planit dinamik të punimeve, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i komunës Begzad Sinani vizitoi punimet e këtij projekti "ne po vazhdojmë të realizojmë çdo ditë kërkesat e qytetarëve dhe realizimin e projekteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve, me përfundimin e këtij projekti qytetarët e lagjes Malësia nuk do ta kenë më problem derdhjen e ujërave të zeza në hapësira publike, po përmbyllim kështu edhe një premtim të dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Urime banorëve të kësaj lagje do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera "tha kryetari i komunës Begzad Sinani. Ky projekt është financuar nga Ministria e Ambientit, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Kamenicës.
/InfoKomuna/