Kamenica e dyta në Kosovë me platformë digjitale

KamenicëPostuar: 15:20 / 07.12.2018

Komuna e Kamenicës do të filloj së zbatuari platfomën online “Kamenica Open Data”, si komuna e dytë në Kosovë pas Prishtinës, por e para për këtë platformë në Android dhe IOS.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin ekzekutiv të organizatës General Youth Education of Kosovo (GYEK), Alutrim Dërmaku, patën një takim informues rreth kësaj platforme që do të filloj së zbatuari së shpejti edhe në Kamenicë.

Përmes kësaj platforme “Kamenica Open Data”, do të bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale dhe do të bëhet klasifikimik në disa kategori ku do të përfshihet edhe puna e kryetarit të komunës.

“Përmes transparencës dhe qasjes së lehtë në shërbime komunale, do mundohemi jashtëzakonisht shumë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione publike”, tha kryetari Kastrati.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe do të implementohet nga Komuna e Kamenicës dhe organizata GYEK.

GjilanKomente: 0 Gjilani mban seancë solemne kushtuar 20-vjetorit të çlirimit 13:42 / 12.06.2019 Për nder të 20-vjetorit të çlirimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot një seancë solemne, me pjesëmarrje të kryetarit Lutfi Haziri, Mehmet Halimit si Qytetar Nderi të kësaj komune, sikurse edhe të deputetëve, përfaqësuesve të policisë, prokurorisë,...
GjilanKomente: 0 Gjilani kërkon nga ATK-ja dhe Policia lirimin e hapësirave komunale 10:44 / 17.06.2019 Qeverisja komunale e Gjilanit është duke kërkuar nga institucionet e tjera që t’ia lirojnë hapësirat komunale, të cilat i shfrytëzojnë për nevoja të tyre, meqë Komuna tashmë ka bërë plane në ato hapësira të realizojë implementimin e projekteve...