Kamenica emëron drejtorët e rinj, këta janë emrat

KamenicëPostuar: 13:44 / 21.02.2018

Kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje por që dha dorëheqje nga partia pas përçarjeve brenda VV-së, ka emëruar drejtorët e rinj komunal.

Emrat e drejtorëve të rinj konfirmojnë përfundimisht ndarjen e Vetëvendosjes, pasi kryetari i ri nuk ka marrë rekomandim nga dega e VV në Kamenicë për këta emra, por i ka emëruar sipas vlerësimeve të tij, duke shënuar kështu edhe formalisht ndarjen e Vetëvendosjes në Kamenicë.

Emrat e drejtorëve të rinj që ka siguruar Gazeta Monitor janë:

Drejtorët nga VV:
Arta Gashi – drejtoreshë e Urbanizmit
Ismete Thaçi – drejtoreshë e Arsimit
Arianit Ibrahimi – drejtor për Kulturë, Rini e Sport
Majlinda Krasniqi – drejtoreshë e Zhvillimot Ekonomik
Dritan Maliqi – drejtor i Shëndetësisë
Brikena Ramabaja – drejtoreshë e Administratës
Një drejtor nga Gjilani do të udhëheqë drejtorinë e Financave
 
Drejtorët nga AAK:
Ramadan Basha – drejtor i Shërbimeve Publike
Krenare Mavriqi
Naim Arifi
Fadil Hoti.