Kamenica s`ka buxhet të planifikuar për shujtat e nxënësve

KamenicëPostuar: 11:11 / 28.03.2018

Zotimi i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, se të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të kenë një shujtë ditore me kifle dhe qumësht, nuk do të mundë të realizohet këtë vit.

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit theksojnë se ata e kanë miratuar buxhetin për vitin 2018 me vonesë, ndaj nuk është paraparë linjë buxhetore për një projekt të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por Ismete Thaçi, drejtoreshë e Arsimit në këtë komunë, thotë se qeverisja komunale do të bëjë përpjekje që të sigurojë mjete buxhetore me qëllim që çdo nxënës të ketë shujtën ditore falas.