Kastrati me fjalë të mëdha për punëtorët e “Eco Higjiena”: Jo të gjithë e kanë pushim sot

KamenicëPostuar: 10:12 / 21.07.2021

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lavdëruar punëtorët e kompanisë "Eco Higjiena", të cilët po përkujdesen për një ambient më të pastër në Kamenicë.

"Punëtorët e grumbullimit të mbeturinave nga kompania “Eco Higjiena” në Kamenicë po përkujdesen që të kemi një ambient të pastër. Jo të gjithë e kanë pushim sot", ka shkruar Qëndron Kastrati.

“Andaj, është kjo ditë e duhur që na rikujton të jemi mirënjohës dhe t’i përulemi secilit që punon me nder që shoqëria të ecë përpara”, ka thënë Qëndron Kastrati. /InfoKomuna/