Komuna vlerëson për zhbllokim rrugën e mbyllur për 40 vjet

KamenicëPostuar: 09:56 / 09.06.2021

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se janë duke vlerësuar rrugën në fshatin Kikë, e cila ishte mbyllur për 40 vjet.

Ai me këtë rast, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar banorëve të cilët, sipas tij, gjithmonë shprehin gatishmërinë për bashkëpunim në aksionet e drejtorisë dhe se intervenimi do të realizohet javën e ardhshme.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe me kapacitetet e pamjaftueshme të cilat i kemi sidomos në makineri – punon pa ndalë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Shefja e Sektorit Florentina Kryeziu së bashku me Zyrtarin e Vlerësimit të Rrezikut Skender Basha dhe shoferin e ngarkuesit Musli Zubaku ishin për vlerësim të rrugës së mbyllur tash e 40 vjet në Kikë.

U jemi mirënjohës banorëve të cilët gjithmonë shprehin gatishmërinë për bashkëpunim në aksionet e drejtorisë dhe intervenimi do të realizohet javën e ardhshme.
Jam krenar me punën e ekipit!

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...