LDK-ja dhe AKR-ja arrijnë marrëveshje në Kamenicë

KamenicëPostuar: 12:26 / 07.11.2017

Balotazhi në Kamenicë me 19 nëntor duket se do të jetë më i nxehtë se kurrë. Me 3 nëntor u konfirmua marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së.

Sipas informacioneve të sigurta për Rilindjen e Re, LDK-ja i ka ofruar tri drejtori AKR-së dhe shumë shpejtë pritet të bëhet publike kjo marrëveshje.

E për këtë Rilindja e Re, e ka kontaktuar Nënkryetarin e LDK-së, Jeton Biçkaj, i cili a ka konfirmuar se marrëveshja me AKR-në është në proces e sipër dhe do të arrihet së shpejti.

“Po është në proces të arritjes dhe besoj që shpejt arrihet”, ka thënë fillimisht nënkryetari i LDK-së për mediumin tonë.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet për ndarje të pushtetit, po për fitore.

“Marrëveshja do të publikohet dhe nuk ka të bëjë me ndarje të pushtetit, por vetëm për bashkëpunim për fitore të përbashkët ndërsa pas balotazhit do te ndahen përgjegjësitë e udhëheqjes”, ka përfunduar Jeton Biçkaj.

Tashmë edhe zyrtarisht Qëndron Kastrati dhe Shaip Surdulli me 19 nëntor do ta kenë nga një mbështetës të fortë.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...