MAPL dhe Help mbështesin Komunën e Kamenicës me trajnime profesionale

KamenicëPostuar: 16:43 / 29.08.2018

Projekti “Përkrahje Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal” (më tej “Projektit”), i financuar nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë Gjermane dhe zbatuar nga Help në periudhë kohore prej 5 muajve.

Komuna e Kamenicës dhe Help do të bashkëpunojnë në çështjet e mëposhtme gjatë zbatimit të projektit:

– Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore te Komunës se Kamenicës. Mbështetje ne ndërtim te kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve profesionale

– Mbështetje zhvillimit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, veçanërisht në funksion të rritjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja te punës si dhe krijimin e kushteve konkurruese për tërheqjen e investimeve.

– Identifikimi dhe rrjetëzimi me partnerë brenda kuadrit të projektit me vëmendje të veçantë tek bizneset e vogla

Projekti fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që t'ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Përderisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme. Help do të ofrojë trajnime profesionale për së paku 40 qytetarë të Komunës së Kamenicës.

Shuma totale e projektit është 17,754.00 euro ku 13,000.00 euro janë ekskluzivisht për trajnime dhe projekti përfundon me 31 dhjetor 2018. /InfoKomuna/