Përmbytjet në Kamenicë/Ushtari i FSK-së ndihmon banorët

KamenicëPostuar: 21:33 / 13.01.2021

Gjendja si pasojë e reshjeve të shiut e borës në shumë pjesë të vendit vazhdon të jetë e rëndë.

Përmbytjet në Kamenicë, ushtari i FSK-së ndihmon komunitetin serb në Hajnoc.

Gjendja si pasojë e reshjeve të shiut e borës në shumë pjesë të vendit vazhdon të jetë e rëndë.

Vërshime e përmbytje ka pasur edhe në komunën e Kamenicës, çka se kryetari Qëndron Kastrati e ka shpallur edhe gjendjen emergjente, pasi që sipas tij dëmet janë të mëdha.

Ndërsa FSK vazhdon të jetë në menaxhim të situatës dhe në ndihmë të banorëve.

Një fotografi po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një ushtar i FSK-së, i cili ndihmon komunitetin serb.

Në këtë fotografi mund të shihni se si ky ushtar po ndihmon banorët serbë në Hajnoc në kalimin e ushqimit nga njëra anë e fshatit në anën tjetër.

Pamje nga ura e prishur në fshatin Hajnoc./IndeksOnline/.
 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.