Përurohet objekti i ri i Administratës Komunale në Kamenicë

KamenicëPostuar: 12:53 / 20.06.2017

Për nderë të 18 vjetorit të çlirimit të Kamenicës është inauguruar objekti i ri i Administratës Komunale në Kamenicë.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani në këtë ceremoni ka ftuar drejtorët komunal,shërbyesit civil, përfaqësues të Intitucioneve tjera Komunale dhe qytetarë ai shprehu bindjen se objekti i ri me standarte europiane do të ndikojë drejtëpërdrejtë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve " Falenderoj të gjithë drejtorët, secilin shërbyes civil për kryerjen e shërbimeve efikase ndaj qytetarëve dhe përfundimin e të gjitha procedurave që ka pas obligim Komuna në përfundimin e këtij objekti.

Që nga mbledhja e parë e bordit të drejtorëve të datës 27.02.2014 kemi caktu si prioritet që duhet të përfundohet ky projekt dhe sot po e përurojmë këtë investim kapital për qytetarët dhe punëtorët e Administratës Komunale " tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Nga ana tjetër drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi ka falenderuar kryetarin e Komunës Begzad Sinani dhe Komisionin Europian për përfundimin e këtij projekti që punëtorëve të Administratës Komunale do t'ju krijojë kushte më të mira në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve " tha drejtori Maliqi.

Shefi i Administratës Komunale në fjalën e tij tha se " Përkushtimi dhe përgjegjësia në punën tonë po sjell rezultate në të gjithë sektorët e Administratës qoftë në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve po ashtu edhe në realizim të projekteve kapitale, së bashku me drejtorin e Administratës Valon Maliqi, drejtorët e drejtorive Komunale, kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës Begzad Sinani, Përfaqësuesit e Komisionit Europian në Kosovë, Punëkryesit dhe sot po e përurojmë së bashku ta gëzojmë të gjithë " tha Faton Biqkaj shef i Administratës Komunale në Kamenicë.

Ky investim është financuar nga Zyra e Komisionit Europian në Kosovë në kuadër të ndërtimit të objekteve të infrastrukturës në Kosovë. /InfoKomuna/