Rreth 10 hektarë përfshihen nga zjarri në Kamenicë

KamenicëPostuar: 12:25 / 03.09.2021

Në Shipnicë të poshtme, Kollolec, Dajkoc, Muçivërc - Kamenicë, të enjten janë ndezur zjarre.

Zjarret në fushat e këtyre vendeve janë rritur dhe zjarrfikësit fillimisht kanë arritur ta shuajnë. Më pas, kanë vërejtur se zjarri është zgjeruar duke përfshirë 10 hektarë tokë.

“Pas marrjes se informatës për ndezje të zjarrit në fushat e lokacioneve të cekura, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje. Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë. Zjarri është futur nën kontroll nga Njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dyshuar”, njoftohen në raportin 24-orë të PK-së.