Sinani: Po realizojmë të gjitha premtimet një nga një

KamenicëPostuar: 08:53 / 23.05.2017

Kanë filluar përgaditjet për vënien e gurëthemelit të shkollës së re në fshatin Busavatë, kërkesës së komunës së Kamenicës për përgaditjen e terrenit FSK-ja iu është përgjigjur pozitivisht dhe sot kanë filluar punimet, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka falenderuar drejtorin e Arsimit Agim Shkodra dhe drejtorin e kësaj shkolle Abedin Maliqi "Ne kemi premtuar ndërtimin e shkollës së re në fshatin Busavatë dhe po e realizojmë, bashkëpunimi i mirë në mes të Qeverisë Lokale dhe Qeverisë së Republikës Kosovës, donatorë e investitorë janë parakushte qenësore për të realizuar projekte madhore në interes të qytetarëve tanë", u shpreh kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Kjo shkollë pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe do të plotësojë kushtet moderne për mësimdhënie e mësimnxënie.

/InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.