Veseli: Kamenica do të kalojë epokën e izolimit duke u qasur në autostradë

KamenicëPostuar: 15:11 / 04.10.2017

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka shpalosur sot programin për zhvillim ekonomik në komunën e Kamenicës.

Bashkë me Gashin në shpalosje të këtij programi, ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se Kujtim Gashi do të jetë më afër qytetarit dhe PDK-ja do të jetë shtytës në çdo projekt ekonomik.

Sipas tij Kamenica do të kalojë epokën e izolimit duke u qasur në autostradë, ndërsa shtoi se Gashi është i pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe do të qeverisë me transparencë.

“Gashi do të jetë afër qytetarit, ndërmarrësit, fermerit, arsimtarit”, tha Veseli.

Gashi u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, investime dhe përkushtim në parkun e biznesit.

Kandidati i PDK-së për Kamenicën u zotua në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimit të gjeneratave për sektorin e ekonomisë dhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...