Kanalizimi merr Matin 1, uji i toaleteve gjithandej nëpër rrugë

PrishtinëPostuar: 10:25 / 03.09.2019

Në lagjen Mati 1 të Prishtinës ka shpërthyer sërish uji i kanalizimit. Konkretisht në rrugën “Uran Ajeti”.

Si rezultat i kësaj, banorët po rrezikohen nga epidemi të ndryshme.

Banorët e lagjes janë ankuar se po vjen erë shumë e rëndë. Ata kanë dërguar fotografi në redaksi të Gazetës Express ku shihen pamjet e rrjedhjes së ujit të kanalizimit.