Mikiçi i vdekur del fites në Ranillug, sqaron KQZ-ja (Dokument)

RanillugPostuar: 16:31 / 23.10.2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të publikojë rezultatet e për zgjedhjet lokale të kandidatëve për kryetar komune dhe subjekteve politike.

Ndërkaq në Komunën e Ranillugut fituese e zgjedhjeve është Lista Serbe me 70.62%, por me kandidatin tashmë të vdekur Gradimir Mikiç, raporton InfoKomuna.

Kjo edhe ngriti konfuzion në opinion se si është e mundur t’i fitojë zgjedhjet ish-kryetari i Ranillugut, i cili muajin e kaluar (15 shtator) humbi jetën në një aksident trafiku në Nish.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se ka ndodhur vetëm një gabim teknik kur ka filluar publikimi i rezultateve.

Ndërkaq ka theksuar se në listën e kandidatëve për kryetar të Komunës së Ranillugut, ka qenë kandidati i zëvendësuar nga Lista Serbe, shkruan InfoKomuna.

“Ka ndodhur nje gabim teknik në KQZ, kur është bërë publikimi i rezultateve për të gjitha komunat. Ndërkaq materiali dhe listat e kandidatëve që janë dërguar në Komunën e Ranillugut, janë me kandidatin e zëvendësuar ai subjekt politik (Lista Serbe). Pas publikimit të rezultateve është vërejtur ai gabim teknik dhe shpejt do të përmirësohet”, ka sqaruar për InfoKomunën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zgjedhjet në Ranillug i ka fituar Lista Serbe me kandidatin Vladica Aritonoviç. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...