KEDS-i intervenon në fshatrat kufitare në zonën e Kamenicës

KamenicëPostuar: 12:41 / 18.01.2021

Kamenicë – Shefi i kabinetit Meriton Ramabaja, bashkë me Hysen Jerliun nga Shërbimet Publike, sot vizituan Kopërnicën, rrugët e malësisë dhe pikën kufitare në Kapi ka shkruar Qëndron Kastrati.

Ekipet e KEDS-it edhe sot ishin në terren ku u bë rregullimi për furnizim të energjisë elektrike për policinë në pikën kufitare, kurse sipas tyre shumë shpejt do të rregullohet edhe në fshatin Zajqec.

Falënderoj kompaninë “5 Vëllezërit” për sanimin e rrugës në Kopërnicë dhe sipas ekipës emergjente komunale, do të intervenohet ditëve në vijim edhe në rrugë të tjera ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/

 

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.