KEDS-i pritet të investoi këtë vit në gjashtë fshatra të Malishevës

MalishevëPostuar: 13:28 / 16.04.2019

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot zhvilloi një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbas dhe ekipin e tij, Avni S. Alidemaj, këshilltar ekzekutiv në marrëdhëniet qeveritare si dhe u.d. i drejtorit të Distriktit të Gjakovës, Kreshnik Sokoli.

Kryetari, Begaj, njoftoi të pranishmit se komuna e Malishevës ka 43 fshatra dhe një popullsi me mbi gjashtëdhjetëmijë banorë, me institucione, shkollore, shëndetësore, ekonomike, familjare, biznese, prandaj që nga viti 2012, kur është kërkuar që të ngritët një nënstacion energjetik prej 110 KW, ende nuk është filluar.

"Edhe sot në këtë takim ju po premtoni se kërkesa është vazhduar në disa vite me radhë, por kjo pritet të filloi veç në fundvitin 2021, mirëpo ne kërkojmë me ngulmë dhe kemi shumë bazë argumentuese se kërkesa për shtimin e energjisë si për konsumatorë familjarë, biznese është në rritje, por furnizimi me energji stabile është edhe parakusht për zhvillim ekonomik dhe rritje në mirëqenien familjare", tha Begaj.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv i KEDS-it, Alper Erbas, dha lajmin e mirë se në Malishevë deri tash janë investuar më shumë se dy milionë euro në fushën energjetike dhe janë në vazhdim të investimeve, "sapo kemi filluar me investime në Ujëvarë të Mirushës, do të vazhdojmë në Carrallukë, Drenoc, Stapanicë, Plloqicë e Ulët etje, pra këto janë prioritet që ka dhënë Komuna e juaj e cila shprehi gatishmërinë për partneritet edhe për të ardhmen, që të na ofroi lehtësira që ne të investojmë".

Në fund u pajtuan se kërkesa e popullatës për nevoja energjetikë ka shënuar rritje dhe do të bëjmë planifikime për të ardhmen që të përmbushen këto kërkesa edhe pse hulumtimet nuk e tregojnë në qëndrueshmëri në këtë fushë në vazhdim. /InfoKomuna/