KEDS me investime edhe në Strellc të Deçanit

DeçanPostuar: 14:39 / 13.02.2018

Në kuadër të planit dhe dinamikës investive në tërë Kosovën Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji KEDS ka shtrirë një projekt të rëndësishëm investiv edhe në Strellc të Deçanit.

Bëhet fjalë për projektin i cili drejtpërdrejt ndikon në ngritjen e cilësisë dhe kualitetit me furnizim, rënien e humbjeve dhe sigurinë në rrjet.

“114 shtylla betoni të tension të ultë, 8 shtylla betoni të tension të mesëm, 5 mijë metra kabllo dhe një trafo të re 160kVA janë vendosur në këtë anë, si rezultat i projektit investiv. Janë ndërruar edhe shtyllat e trafos ekzistuese nga e cila në të kaluarën është furnizuar i tërë fshati”, thotë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Investimi është mirëpritur dhe është parë si i nevojshëm nga banorët.

“Ky investim është i domososhëm dhe i mirë për qytetarët tonë. Janë të mirëseardhura edhe investime të tjera nga KEDS-i të cilat mendoj se janë shumë të nevojshme për stabilizimin dhe modernizimin e sistemit elektrik për ne”, thotë Leonora Ukëhajdaraj nga kjo anë. Buzhala thotë se vetëm nga ky projekt madhor në këtë pjesë të Deçanit kanë përfituar 116 ekonomi familjare.

“116 është numri i ekonomive familjare që janë përfitues të drejtpërdrejt nga projekti në fjalë.”

Edhe komunarët e rinjë të Deçanit kanë deklaruar se mirëpresin çdo bashkëpunim nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji KEDS e që është në interes të qytetarëve respektivisht ekonomive familjare dhe biznesore në këto anë. 

Komente: 0 Gjoba prej 20 deri në 100 euro për qytetarët që ndotin ambientin 10:54 / 18.10.2018 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka nënshkruar Udhëzimin administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore. Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizikë që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të...
MitrovicëKomente: 0 Mitrovica subvencionon 99 fermerë 14:49 / 18.10.2018 Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 99 fermerë. 77 prej tyre janë pajisur me nga 200 kilogramë farë gruri dhe 100 kilogramë pleh artificial, 20 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe nga 100 kilogramë pleh artificial dhe 2 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe 150...
FerizajKomente: 0 Kompanitë ndërtuese krijojnë deponi jashtëligjshëm në Ferizaj 10:59 / 18.10.2018 Kompanitë që merren me ndërtime të larta banesore në Ferizaj përveç kaosit urban vazhdojnë të shkaktojnë edhe telashe të tjera mjedisore, derisa ato shpeshherë po krijojnë deponi mbeturinash inerte në vende të ndryshme.
PejëKomente: 0 Peja prej 4 muajsh pa inxhinier komunikacioni 11:21 / 18.10.2018 Drejtoria e Shërbimeve Publike e Pejës prej gjysmë viti ka mbetur pa inxhinier komunikacioni. Mungesa e tij vërehet edhe nëpër rrugët e qytetit, në të cilat në disa vende ka mospërputhje mes sinjalizimeve vertikale dhe horizontale të shënuara nga operatori.