KEK-u quan spekulim deklarimin e KESCO për bllokun B2

Postuar: 11:40 / 23.03.2018

KESCO ka njoftuar se nga mbrëmë për shkak të nevojës së balancimit, si dhe ruajtjes së sigurisë së sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B, KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike.

Mirëpo, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar menjëherë pas këtij njoftimi nga KESCO, duke i quajtur spekulime pohimet e tyre lidhur me Bllokun B2.

“Korporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike. Në prodhim aktualisht kemi tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”. Kurse “Blloku B2” i “Kosovës B” ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me herët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike”, thuhet në reagimin e KEK-ut dërguar mediave.

Sipas KEK-ut,  kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u tha përmes komunikatës për media të KEDS /KESCO, por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i.

“Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon mejnjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogel për të evitura ndonjë prishje më të madhe në njesitë prodhuësë të Termocentraleve. KEK-u me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen  e këtij problemi teknik”, thuhet ndër tjerash në reagim.

KEK-u në fund ka bërë të ditur se pavarësisht se nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth  90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH). 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...