KFOR-i italian ndihmon personat me nevoja të veçanta në Deçan

DeçanPostuar: 15:05 / 30.08.2017

Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR (Kosovo Force) kanë përfunduar një projekt CIMIC-it për të ndihmuar Shtëpinë Rezidenciale për persona më nevoja të veçanta në Deçan.

Për të siguruar këtë fonde ishte organizuar një aktivitet më 12 gusht i quajtur "Charity Pizza" në Camp Film City në bashkëpunim me Elementin Kombëtar të Mbështetjes, transmeton InfoKomuna.

Drejtoresha e kësaj Shtëpie Hane Lekaj-Berisha kohë më parë ishte drejtuar nëpërmjet stafit italiane e CIMIC dhe zyrës ndërlidhëse të Ekipit Monitorues LMT-së më anë të një kërkese për ndihmë  në gjëra të nevojshme për këtë qendër.

Me shumën e ngritur në sajë të bashkëpunimit dhe bujarinë e personelit të KFOR-it ishte e mundur për të dhuruar pajisje mjekësore të tilla si karrige me rrota dhe anti-plagë nga të ndënjurit e gjatë në shtrat dyshekë, pajisje, karrige, batanije,tavolina makin për larje të rrobave etj.

Më ketë raste drejtoresha Hane Lekaj Berisha  shprehu mirënjohjen e sajë ndaj KFOR-it për gjest solidariteti duke duruar këtë donacion.

Për dorëzimin e këtij donacioni i pranishëm ishte edhe Colonel Francesco Randacio, përfaqësues të LMT-së, drejtori i Administratës Komunale Bashkim Ramosaj, drejtori i shërbimeve publike Izet Zenuni, drejtoresha për buxhet dhe Financa Syzan Mustafaj dhe zyrtarë të tjerë.

Se ka qen mesë i nevojshëm ky donacion për ketë shtëpi e kanë vlerësua pos KFOR-it edhe zyrtarët komunalë.

Ndryshe ky projekt CIMIC-it është pjesë e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash të promovuar nga KFOR-it  në favor të popullatës lokale te të gjitha etnive dhe kulturave./InfoKomuna/