KK i Malishevës me kërkesë urgjente për KOSTT për marrjen e masave për furnizim me energji elektrike

MalishevëPostuar: 14:45 / 26.12.2020

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e datës 23 dhjetor, e ka miratuar një kërkesë urgjente drejtuar KOSTT-it, për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Malishevës, pasi në kohë te fundit, Malisheva është duke u përballuar me reduktime të ashpra të rrymës dhe me furnizim jashtë çdo standardi.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë miratuar këtë kërkesë në adresë të KOSTT-it.

Kërkesë urgjente

Për: Mustafë Hasani - Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT ( Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Kosovës)


Nga: Anëtarët e Kuvendit Komunal në Malishevë ( Kuvendi Komunal Malishevë)


I nderuar z, Hasani

Komuna e Malishevës dhe qytetarët e saj ka 10 ditë që janë duke u ballafaquar me reduktime të ashpëra me energji elektrike për shkak të ngarkesës ne rrjetin elektrik. Nga këto reduktime dhe rryma e cila po ju servohet qytetareve tanë është nën çdo standard të lejuar për ekonominë familjare dhe ato pak biznese prodhuese që operojnë në komunën tonë.

Ne deri më tani nuk kemi pa as përpjekjen më të vogël që kjo gjendje të përmirësohet nga ana e kompanive përgjegjëse. Gjendja nëpër të cilën po kalojmë ta kujton kohën e luftës sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Anëtarët e Kuvendit Komunal në Malishevë, pa dallime politike kërkojnë një zëri që të merren masa urgjente në tejkalimin e kësaj gjendje sa i përket furnzimit të rregullt me energji elektrike, duke kuptuar mundësit e juaja të kufizuara kërkojmë ndonjë mundësi për një kohë kalimtare deri ne fnunksionalizimin e sistemit 220 kV i cili është në procedurë funksionalzimi i këtij sistemi për Komunën e Malishevës.


Nëpërmjet kësaj kërkesë kërkojme nga ju, marrjen e masave të menjëhershme për tejkalimin e kësaj gjendje të padurushme, për ndryshe jemi të detyruar për marrjen e masave të tjera deri në realizimine kërkesave tona për furnizim të rregullt me energji elektrike./Bota.sot/