KLGI dhe MZHR organizuan punëtorinë e tretë për diskutimin e objektivave të strategjisë për zhvillim rajonal

Postuar: 17:17 / 25.07.2019

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në vazhdën e mbështetjes për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi punëtorinë e radhës me Grupin Punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030.

Në këtë takim të Grupi Punues u diskutuan gjetjet dhe hartimi i treguesve për objektivat, njëherit duke analizuar objektivat dhe llogaritjen e vlerave bazë.

Kjo strategji përcakton qëllimet dhe prioritetet afatgjata për zhvillim rajonal, njëkohësisht mundëson koordinim të politikave, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e balancuar të rajoneve. Para se gjithash, shërben si udhëzues i zhvillimit ekonomik lokal duke ndërmarrë iniciativa dhe implementuar projekte të përbashkëta zhvillimore. Njëherësh luan rol të rëndësishëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve për zhvillim rajonal nëpërmjet politikave dhe strategjive sektoriale, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e balancuar të rajoneve, shkruan InfoKomuna.

Megjithatë synimet e strategjisë duhet fokusuar te forcimi i rajoneve ekonomike dhe parandalimi i proceseve të margjinalizimit të zonave problematike. Njëkohësisht, duke vendosur kritere për zbatimin efektiv dhe partneritetit të aktiviteteve zhvillimore në rajonet socio-ekomomike. Andaj, përmes kësaj të sigurohet një rritje e qëndrueshme ekonomike nëpërmjet përdorimit efektiv të potencialeve lokale dhe rajonale me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

Kjo strategji do të kompletohet pas një studimi të gjatë dhe përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë akterëve, duke plotësuar objektivat e saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik rajonal.

Instituti KLGI, nëpërmes programeve te tij do të vazhdojë mbështetjen e institucioneve ne hartimin e politikave dhe legjislacionit te cilat prekin fushën e qeverisjes lokale ne Republikën Kosovës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë. /InfoKomuna/