"Benita Company" dhuron 5 000 kg miell për familjet në nevojë të Klinës

KlinëPostuar: 16:47 / 02.04.2020

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka pritur në takim pronarin e ndërmarrjes “Benita”, Binak Kalludra, me të cilin kanë biseduar në lidhje me gjendjen e krijuar pas përhapjes së virusit, në veçanti në aspektin ekonomik dhe social.

Kalludra ka theksuar se do të dhurojë 5 000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Klinës.

Kryetari Elezaj falënderoi biznesmenin Kalludra për ndihmën e ofruar dhe shtoi se kjo është një lehtësim i madh për familjet nevojtare, veçanërisht në këtë kohë pandemie.

Shpërndarja e miellit do të bëhet në koordinim me Qendrën për Punë Sociale dhe duke u bazuar në rastet të cilat kanë nevoja emergjente dhe me qëllim që të mos krijohet tollovi dhe të respektohet distanca, ato do të ju dërgohen në shtëpi secilës familje. /InfoKomuna/