Dhjetë fshatra të Klinës mbesin pa energji elektrike

KlinëPostuar: 09:30 / 08.02.2018

Kompania për distribuim dhe shpërndarje të energjisë elektrike - KEDS ka njoftuar se sot dhjetë fshatra të Klinës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për tri orë për shkak të rregullimit të trafos.

"Më 08.02.2018 në TS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:Dalja 10 kV Gremniku (Kodi: 52000011) prej orës 09:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Këpuzi dhe Qeskova. Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i trafos", thuhet në njoftimin e KEDS-it./InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Në Skenderaj identifikohet një viktimë e trafikimit, një i arrestuar 11:28 / 18.01.2019 Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se Njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DhTQNJ) në Mitrovicë, më datën 17 janar 2019 ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në...