Diskutohet në Klinë projekt-rregullorja për varreza dhe shërbime varrimi

KlinëPostuar: 10:39 / 25.08.2017

Në Klinë të enjten është mbajtur një debat publik me qytetarë për projekt-rregulloren komunale për varrezat dhe shërbimet e varrimit.

Siç njofton Zyra e informimit të kësaj komune, me këtë rregullore përcaktohen kushtet e përgjithshme për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qytetarët, siç thuhet në njoftimin e komunës, kanë mirëpritur këtë projekt-rregullore.