Elezaj: Kompanitë e gurthyesve duhet të vendosin filtrat për ruajtën e mjedisit

KlinëPostuar: 09:44 / 16.04.2019

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për gurthyesit në këtë komunë.

Elezaj ka thënë se kompanitë të cilat kanë licenca valide nga Institucioni Rregullator i Minierave, kanë për obligim të ruajnë mjedisin duke i vendosur filtrat.

Ai tha se komuna nuk ka shumë njohuri për këtë çështje, dhe se obligimi bie mbi Institucionin Rregullator të Minierave.

“Të gjithë gurthyesit që burojnë në rajonin e Klinës, kanë licenca  valide nga Institucioni Rregullator i Minierave, mirëpo është kompetencë e tyre, pasi të gjithë ata kanë aplikuar me një program për ruajtjen e mjedisit dhe i është aprovuar nga i njëjti institucion, kështu që ata e kanë obligim t’i respektojnë dhe t’i vendosin filtrat, ndërsa ne si institucion lokal nuk kemi shumë njohuri për ato. Mirëpo Rregullatori i Minierave mendoj që duhet të jetë këmbëngulës dhe t’i detyroj këto kompani që t’i vendos filtrat”, ka thënë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.