Fermerët e Klinës të gatshëm për bashkëpunim me bashkëfinancim

KlinëPostuar: 16:30 / 25.05.2018

Më ftesë të Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof.dr. Zenun Eelezaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, u zhvillua takimi mes të aksionareve të qumështores “Bylmeti” nga Fushë Kosova dhe fermerëve të Komunës së Klinës.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen infrastrukturore të fermerëve në Komunën e Klinës, tokën dhe kapacitetin e qumështit si dhe krijimi i mundësive të bashkëfinancimit të qëndrueshëm në partneritet me qumështoren “Bylmeti” dhe një Kompani Holandeze për krijimin e një biznesi aksionar gjithëpërfshirës me fermerët.

Fermerët diskutuan rreth kapaciteteve dhe aseteve ekonomike, që ata posedojnë si dhe shqyrtimin e mundësive që të jenë pjesë e këtij projekti të bashkë investimit,  i cili është i pari i këtij lloji që do të zhvillohet në Kosovë.

Komuna e Klinës si institucion në rolin e ndërmjetësuesit, do të garantoj në kuadër të kompetencave mbështetje të plotë për realizim korrekt të këtij plani.

Kryetari Elezaj, shprehi interesim për tërheqjen e këtij plani të bashkë investimit në Komunën e Klinës, si dhe krijimin e një shkolle trajnuese regjionale për fermerët me bazë, në zhvillimin e kapaciteteve të fermerëve në mënyrë që produktet të dalin me standard evropianë.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...