Fillon asfaltimi i rrugës Gurrakoc-Klinë, ndalohet qarkullimi i automjeteve

KlinëPostuar: 15:13 / 08.11.2018

Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë nga sot asfaltimin e rrugës rajonalë R104, Gurrakoc (Istog)-Klinë.

Për shkak të këtyre punimeve sot data 8 deri më 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc-Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment.

/InfoKomuna/