I mituri sulmohet nga tre persona në Klinë

KlinëPostuar: 11:16 / 10.11.2017

Policia njofton se viktima mashkull K-shqiptar i moshës së mitur ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Klinë në rrugën “Ymer Berisha”, në ora 17:00, transmeton InfoKomuna.

Njësia policore ka arritur të arrestojë një të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.