Klina bëhet me Qendër të Kujdesit Ditor për fëmijët me autizëm

KlinëPostuar: 11:25 / 14.10.2018

Komuna e Klinës është bërë me Qendër të Kujdesit Ditor, e cila do të ofrojë shërbime ditore për fëmijët me autizëm, zhvillim të vonshëm, si dhe ngritjen e vetëdijes së popullatës së përgjithshme për trajtimin e fëmijëve të tyre, duke promovuar vlerat dhe të drejtat shëndetësore në mesin e popullatës.

Sipas të dhënave të Qendrës për Punës Sociale dhe të organizatës joqeveritare “Zana”, në këtë komunë janë gjithsej 40 fëmijë me autizëm, por që në këtë qendër, sipas tyre janë lajmëruar edhe një numër i fëmijëve nga komunat fqinje.

Qendra e Kujdesit Ditor në Klinë është hapur në kuadër të projektit “Edukimi gjithëpërfshirës i fëmijëve me nevoja të veçanta” të cilin projekt e financon Ministria e Shëndetësisë, kurse implementohet nga organizata joqeveritare “Zana”.

Drejtoresha e kësaj organizate, Tahire Gashi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se numri i fëmijëve me nevoja të veçanta nuk është i vogël dhe se hapja e një qendre të tillë e cila ofron shërbime ditore për këta fëmijë është e mirëseardhur dhe e nevojshme për Komunën e Klinës.

“Kjo qendër do të ofrojë trajtime ditore për fëmijët me autizëm, sindromën Doën dhe çrregullime tjera. Seanca psikologjike, takime konsultuese me prindër edhe takime lehtësuese me prindërit. Po ashtu, do të ketë edhe takime grupore të grup moshave më të rritura të cilët janë në gjendje të punojnë në takime grupore”, ka bërë të ditur ajo.

Sipas saj, Qendra e Kujdesit Ditor do të ndikojë pozitivisht tek grupet e margjinalizuara të popullatës duke i përkrahur së pari familjet për trajtimin e fëmijëve të tyre dhe së dyti duke i vetëdijesuar popullatën në përgjithësi se edhe ata fëmijë janë të barabartë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje.


Gashi tha se përmes aktiviteteve në qendër synohet të ngritët vetëdija e popullatës së përgjithshme për trajtimin e fëmijëve të tyre, duke promovuar vlerat e të drejtave shëndetësore në mesin e popullatës.

Stafi i kësaj qendre, sipas drejtoreshës Gashi është trajnuar me qëllim për të ofruar shërbime sa më kualitative për të gjithë fëmijët.

Qendra e Kujdesit Ditor në Komunën e Klinës është financuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku kjo ministri ka ndarë 7 mijë euro për 6 muaj, po ashtu është ndihmuar edhe nga Kuvendi Komunal i Komunës së Klinës, si dhe nga biznese të ndryshme të kësaj komunë.
 

MalishevëKomente: 0 KEDS-i pritet të investoi këtë vit në gjashtë fshatra të Malishevës 13:28 / 16.04.2019 Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot zhvilloi një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbas dhe ekipin e tij, Avni S. Alidemaj, këshilltar ekzekutiv në marrëdhëniet qeveritare si dhe u.d. i drejtorit të Distriktit të Gjakovës, Kreshnik Sokoli.
PejëKomente: 0 Rreth 1 milion euro për asfalt në Pejë 11:45 / 17.04.2019 Lista përfundimtare nga Komuna e Pejës për projektet e reja të planifikuara për këtë vit për nga numri është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
PrizrenKomente: 0 Prizreni shpërndan farë misri për fermerët 14:13 / 19.04.2019 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Egzon Elshani bënë shpërndarjen e farës së misrit, për përfituesit e projektit “Furnizimi me farë misri”.