Klina dhe Caritas Kosova me projekt të përbashkët për punësim në shëndetësi

KlinëPostuar: 11:33 / 20.03.2018

Komuna e Klinës dhe Caritas Kosova, do të realizojnë një projekt të përbashkët për hapjen e vendeve të reja të punës në fushën e shëndetësisë që do të ndikon në rritjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe ofrimin e kujdesit shtëpiak, raporton InfoKomuna.

Kjo është bërë e ditur në takimin që sot ka zhvilluar Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me udhëheqësin e sektorit social dhe shëndetësor të Caritas Kosova, Pal Baftijaj.

Përfaqësuesi i Caritas Kosova, Baftijaj, ka njoftuar se kanë projektin në sektorin shëndetësor social që përfshin punësimin e 25 punëtorëve shëndetësorë, mjekë dhe infermiere, të cilët do të ofrojnë shërbime shtëpiake për rastet në regjim shtrati, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe funksionalizimin e ambulancave shëndetësore në zonat rurale të cilët në mungesë të stafit janë të mbyllura.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e ka mirëpritur këtë projekt dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim, ngase kemi nevojë të madhe për punësimin e kuadrove të reja. Ne do t’i bëjmë propozimet tona në mënyrë që projekti të nis sa më shpejt të jetë e mundur. Klina ka nevojë për një projekt të tillë, nevojë kanë edhe qytetarët. Vitin tjetër do të rrisim projektin dhe numrin e të punësuarve”, ka thënë Elezaj.

Projekti, planifikohet të nis në muajin maj dhe të zgjas deri në fund të vitit me mundësi vazhdimi për rritjen e numrit të punësuarve.  Për këtë do të kërkohet mbështetje edhe nga niveli qendror.  /InfoKomuna/

Fushë KosovëKomente: 0 Fshatrat e Fushë Kosovës "të izoluara" nga bora 15:12 / 18.01.2019 Reshjet e borës që kanë rënë javëve të fundit në Kosovë dhe mos pastrimi i rrugëve, po vazhdojnë të krijojnë vështirësi për qarkullimin e banorëve në fshatrat e Fushë Kosovës.
Komente: 0 Në Kosovë mot kryesisht me vranësira, mundësi për borë 11:12 / 18.01.2019 Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, që në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm...
MalishevëKomente: 0 IPKO ndihmon QKMF-në e Malishevës me aparat laboratorik 12:07 / 18.01.2019 Kompania telekomunikuese IPKO, sot ka ndihmuar QKMF në Malishevë, me një aparat laboratorik dhe një aparat tjetër për EKG. Ky donacion i kësaj kompania, është vlerësuar lartë, pasi këto mjete, do të ndihmojnë në masë të madhe, QKMF-në, përkatësisht...
VushtrriKomente: 0 Në Vushtrri inspektorët mbikëqyrin vendosjen e flamujve në produkte 15:26 / 18.01.2019 Në zbatim të Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktit, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ka urdhëruar të gjithë operatorët ekonomikë që...