Klina diskuton Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

KlinëPostuar: 16:57 / 20.06.2019

Në sallën e Kuvendit të komunës të Klinës, sot është mbajtur Tryeza e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children. Kjo tryezë zhvillohet në kuadër të projektit PROtectChild, synimi i së cilit është të diskutojë me akterë lokalë në lidhje me projekt Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

Organizimi i kësaj tryeze ka për qëllim që të mbledh akterë të rëndësishëm komunal si: anëtarë të kuvendeve komunale, zyrtarë nga zyrat përkatëse për ofrimin e shërbimeve për fëmijë, drejtorë shkollash dhe arsimtarë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediet lokale, për të diskutuar për të drejtat e fëmijës në përgjithësi, rreth projekt-ligjit për mbrojtjen e fëmijës në veçanti si dhe rëndësinë tij, respektivisht mundësitë dhe sfidat për zbatimin e këtij ligji në nivelin komunal.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka kaluar në shumë procese të ndryshme, duke përfshirë edhe miratimin nga katër komisionet përkatëse por, për shkak të pezullimit të Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të nenit 86 të Rregullores së Punës së Kuvendit, ky ligj i është kthyer Zyrës së Kryeministrit.

Tashmë pas zhvillimeve të fundit, projektligji është kthyer serish në Kuvend dhe po pritet dalja e tij në votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në fund të takimit u dhanë rekomandimeve nga të pranishmit lidhur me këtë projektligj do të jetë në dobi të gjithëpërfshirës dhe mbrojtjes sa më të mirë të interesave dhe të drejtave të fëmijëve. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.