Klina po zbaton të gjitha masat preventive ndaj përhapjes së COVID - 19

KlinëPostuar: 16:58 / 27.03.2020

Komuna e Klinës njofton se, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dje ka konfirmuar se një qytetare nga fshati Llugaxhi e Pejës, e cila kishte bërë kontroll mjekësore në klinikën private "KEKA-MED” në Klinë, është diagnostifikuar me virusin COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Klinë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar kanë marrë të gjitha masat për vetizolim të doktorit i cili ka kontrolluar pacienten e diagnostifikuar me virus dhe janë duke hulumtuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt, si masë preventive për mospërhapje të virusit.

Komuna e Klinës apelon qytetarët që të gjitha kontrollet mjekësore të bëhen në QKMF në Klinë pasi klinikat private sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nuk kanë të drejtë të vazhdojnë veprimtarinë në këtë kohë.

Apelojmë qytetarët për vetëdisiplinë maksimale bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe vendimeve të Qeverisë së vendit për tu mbrojtur maksimalisht kundrejt rrezikut nga Covid-19. /InfoKomuna/