Klinë: Mbahet seanca e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës për vitin 2021

KlinëPostuar: 14:11 / 02.02.2021

Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijë të porsalindur, ndahen mjete financiare edhe për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Është mbajtur seanca e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës për vitin 2021, ku të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit dhe përfaqësues të mediave, OJQ.

Seancën e hapi anëtari i Kuvendit, Zeqir Morina, duke vazhduar me miratimin e këtyre pikave:

Arsyetimi i mungesave;
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar;
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së;
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Ekzekutivit për vitin 2021;
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Prokurimit për vitin 2021;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për fëmijë të porsalindur;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Lidhur me fillimin e aplikimeve për ndarjen e mjeteve financiare për fëmijë të porsalindur do të ju njoftojmë me kohë, ndërsa kjo vlenë pas datës kur vendimi hyn në fuqi.