Kompletohet donacioni nga Japonia për QKMF-në në Klinë

KlinëPostuar: 12:48 / 31.08.2017

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” ka pranuar dy donacione, një autoambulancë nga Qeveria Japoneze, me çka kompletohet donacioni i dhuruar nga populli japan në vlerë 68 mijë e 229 euro, që përfshin pajisje mjekësore një (1) autoambulance standarde dhe një (1) autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) pajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave.

Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore (të quajtur GGP), i miratuar nga Qeveria e Japonisë.

“Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, kanë vlerësuar me këtë rast drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së, Drita Gjergji.

Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze.

Gjithashtu pajisje mjekësore, sterilizator, për këtë Qendër kanë dhuruar edhe Zyra e LMT-së së KFOR-it të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim.
/InfoKomuna/