Komuna e Klinës dhe IADK me sesion informues për fermerët

KlinëPostuar: 11:39 / 11.07.2019

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizoi sesion informues më fermerët e Komunës se Klinës, që është mbajtur nga organizata joqeveritare "Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK”, e cila është duke zbatuar projektin, "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit të eksportit", përkrahur nga Deutche Gesellschaft für International Zusammenarbeit(GIZ), mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Komuna e Klinës fton fermerët që të aplikojnë për përfitimin e garantëve në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Gjithashtu, edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina inkurajon të gjithë fermerët si dhe kompanitë, të cilat janë të interesuara të merren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike të aplikojnë dhe të përfitojnë nga benefitet ekonomike dhe shëndetësore të tyre. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...