Kryetari Bashota uron nxënës e arsimtarë për fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018

KlinëPostuar: 10:37 / 04.09.2017

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i Komunës, Sokol Bashota, shprehu urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësimdhënsit si dhe prindërit.

Të dashur nxënës të institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Klinës, mësimdhënës dhe prindër të nderuar, kam kënaqësinë që t'ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.

Ju uroj një fillim të mbarë dhe suksese gjatë tërë vitit shkollor, me dëshirën që të sfidoni kërkesat dhe obligimet për realizimin e planprogrameve mësimore dhe të rezultateve që kërkohen. Nxēnës të dashur, me fat ditën e parë të shkollēs.
/InfoKomuna/