Kryetari Elezaj inspektoi rrugët pas reshjeve të borës

KlinëPostuar: 16:56 / 09.01.2019

Pas reshjeve të borës, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka inspektuar rrugët e Komunën e Klinës, për t’u njohur nga afër me gjendjen e rrugëve të lokaliteteve të kësaj komune dhe zhvillimin e qarkullimit, sidomos atyre të zonave e thella malore.

Kryetari Elezaj konfirmoi se rrugët janë të kalueshme pas këtyre reshjeve të borës dhe se qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht, përpos në disa zona malore, të cilat po përballen me vështirësi.

Në pastrimin e rrugëve nga bora, punët janë duke u kryer "MIRUSHA COMPANY", në zonat rurale dhe "ASFALT GROUP", në rrugët e qytetit të Klinës.

Po punohet me një angazhim maksimal që të gjitha rrugët të pastrohen dhe qarkullimi të zhvillohet normalisht në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Kryetari Elezaj, më këtë rast bën apel tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes në qarkullim, pasi që rrugët për shkak të lagështisë dhe ngricave të krijuara në këto rrugë. Kryetari Elezaj, po ashtu rekomandon drejtuesit e mjeteve qarkulluese që gjatë ngasjes së mjeteve në këto rrugë ta respektojnë sinjalistikën rrugore. /InfoKomuna/
 

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...