Kryetari i Klinës testohet për COVID-19, del negativ

KlinëPostuar: 23:12 / 20.05.2020

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se është testuar për coronavirus dhe se rezultati ka dalë negativ.

Elezaj ka bërë të ditur se ka pasur disa probleme shëndetësore, prandaj edhe e ka bërë testin, transmeton Telegrafi.

"Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore. Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar".

"Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ. Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet.", ka shkruar Elezaj në Facebook.

Tutje ai ka thënë se situata me COVID-19, në Klinë vazhdon të jetë e mirë.

“Situata me COVID-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes.  Shpreh falënderim ndaj të gjithë miqve e qytetarëve që më kanë shkruar e thirrur”.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 14 raste me COVID-19.