Kryetri Elezaj kërkon nga KEDS-i furnizim më të mirë të rrymës

KlinëPostuar: 16:42 / 23.01.2018

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me zyrtarët e Kompanisë rajonale dhe komunale të KEDS-it, me të cilët ka biseduar për gjendjen energjetike, furnizimin me rrymë elektrike dhe mundësinë e investimeve në këtë komunë.

Kryetari Elezaj, i ka njoftuar zyrtarët e KEDS-it me ankesat që kanë qytetarët për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës elektrike në disa lokalitete të Klinës, të cilat zgjasin me orë të tëra dhe ka kërkuar që kjo gjendje të përmirësohet, transmeton InfoKomuna.

Në anën tjetër, zyrtarët e KEDS-it, kanë njoftuar Kryetarin Elezaj, se nuk ka reduktime të rrymës elektrike, por bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara të rrymës për shkak të rregullimit dhe riparimit të linjës elektrike, që është duke u bërë në disa zona të Klinës.

Aktualisht, është duke u punuar në rregullimin dhe riparimin e rrymës elektrike në fshatin Perqevë, Këpuz, Klinafc, Jagodë dhe në lagje të qytetit të Klinës.

Ndër të tjera, është biseduar për mundësinë e rinovimit të rrjetit elektrik në fshatrat e Klinës, ku rrjeti është shumë i dobët dhe nuk është intervenuar që nga vitet e '70-ta. Fillimisht, do të identifikohen problemet e më pastaj edhe do të intervenohet në mënyrë që qytetari të ketë rrymë pa ndërprerë.

Tash e tutje për ndaljet e planifikuara si pasojë e rregullimeve të rrymës, qytetarët do të njoftohen përmes rrjetit social zyrtar facebook të Komunës së Klinës.

“Prioritet yni mbetet rregullimi i sistemit energjetik dhe furnizim sa më i mirë i qytetarëve. Bashkërisht me KEDS-in do t'i shohim mundësinë e realizimit të projekteve në këtë fushë”, ka thënë kryetari Elezaj. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...