Mustafa: Besimi në LDK, sinonim i fitores në Klinë

KlinëPostuar: 11:42 / 06.10.2017

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e LDK, Besim Hoti, është sinonim i fotores në Klinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se kandidati për kryetar të Klinës, Hesim Hoti, ka besimin e plotë të LDK-së.

Postimi i plotë i Mustafës:

"Besim Hoti, dhe besimi në LDK është sinonim i fitores në Klinë!Në fushatën zgjedhore të LDK-së, isha me Ismet Beqirin, Avdullah Hotin, Anton Qunin, Besa Gaxherrin, Naser Rugovën, Bajram Gecajn e Salih Morinën.
Një mbështetje e madhe së bashku me klinasit për Besim Hotin, për kryetar komune dhe për kandidatët për Kuvendin Komunal. LDK ka votën qytetare, falë punës së mirë të degës së LDK-së me kryetarin Fadil Gashi. #Lidhja për Klinën."