Në Klinë u mbajt debat publik për harta zonale të komunës

KlinëPostuar: 15:57 / 05.10.2017

Është mbajtur debat me qytetarë për harta zonale të Komunës së Klinës.

Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor e bënë autoriteti përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor, transmeton InfoKomuna.

Në kuadër të kësaj përgjegjësie komuna është hartuese e Hartës Zonale Komunale. Me anë të konkursit të projektimit është zgjedhur Kompania Projektuese “ INSI” nga Prishtina për përgatitje profesionale të kësaj harte.

Brenda 12 muajve, qytetarët, OJQ-të, ekspertet dhe mekanizmat tjerë, ftohën që me propozime, sugjerime dhe komente të behën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti.

Harta Zonale e Komunës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve, fotografive, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës, për një periudhe së paku tetë ( 8 ) vjeçare.

Planifikohet të mbahet nga një debat publik në secilën fazë të procesit. Harta Zonale e Komunës bazohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës.

Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit ka ftuar qytetarët, OJQ-të dhe grupet tjera të japin kontributin e tyre pasi qe kemi të bëjmë me një dokument shumë më rëndësi. Ekspert të Kompanisë “ INSI”, kanë paraqitur me grafikonë situatën aktuale në Komunën e Klinës dhe çështjet që do të trajtohen me hartë zonale.