Nesër shtatë fshtra të Klinës pa energji elektrike

KlinëPostuar: 10:11 / 06.03.2018

Gjatë ditës së nesërme shtatë fshatra të Komunës së Klinës, do të mbesin pa energji elektrike për rreth tre orë për shkak të punimeve në rrjetin elektrik.

“Më 07.03.2018 në NS 110/10kV Klina do të ndërprehet: Dalja 10 kV Jashanica prej orës 10:00 deri në ora 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik dhe Jashanicë. Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, mirëmbajtje preventive”, njofton KEDS.

“Po ashtu më 07.03.2018  do të ndërprehet: Dalja 10 kV Jagoda prej orës 13:00 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Jagodë, Budisallcë ( Klinë) dhe Stubull, Lutogllavë dhe Terstenik ( Pejë). Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, mirëmbajtje preventive”, thuhet në njoftim.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.