Prezantohet para austriakëve plani për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimeve

KlinëPostuar: 11:26 / 13.04.2018

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, të enjten ka takuar Wilhelm Tischendorf, menaxher për projekte në kompaninë "SETEC", me seli në Austri, të cilët kanë biseduar për mundësinë e një projekti të ri në fushën e infrastrukturës (ujësjellës dhe kanalizime).

Në takim është diskutuar rreth mundësisë së përfshirjes të Komunës së Klinës, në programin e financuar nga Qeveria Austriake, nëpërmjet Skemës Soft Loan (kredi e bute). Financimi mundësohet nga Banka Austriake OEKB.

Vëmendje të veçante iu kushtua ndërtimit të një impianti në trajtimin e ujerave të zeza, të cilat do të përmirësojnë situatën higjienike të popullatës dhe do të mbrojnë cilësinë për ujerat që përdoren për ujitje në bujqësi.

Bashkëpunimi do të vazhdojë në të ardhmen me hapa konkrete për të realizuar këtë projekt. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.