QKMF në Klinë pajiset me karrige stomatologjike

KlinëPostuar: 16:53 / 20.06.2019

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Nënë Tereza" në Klinë, është pajisur me karrige një stomatologjike, donacion nga Ministria e Shëndetësisë.

Sektori i stomatologjisë në Klinë është afër funksionalizimit të plotë dhe afatgjatë.

Në fokus të Drejtorisë së Shëndetësisë është furnizimi me karrige stomatologjike edhe në QMF-të -Sferkë, Ujmir dhe Zllakuqan me qëllim që shërbimet si heqja, shërimi, si dhe mbushja e dhëmbëve të ofrohen sa më afër qytetarëve. /InfoKomuna/