Rinovohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë

KlinëPostuar: 16:42 / 08.07.2019

Ka filluar rinovimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, i cili ofron shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës.

Për të parë nga afër punimet ishte edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorë, të cilët janë pritur nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Sejdiu, dhe stafi i QKMF-së.

Kryetari Elezaj, duke uruar stafin mjekësor për fillimin e punimeve, theksoi se ky projekt ka një rëndësi të veçantë si për stafin e QKMF-së ashtu edhe për qytetarët, pasi krijon mundësi më të mira në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për pacientët.

Elezaj theksoi se shëndetësia është një ndër shtyllat kryesore të një shteti dhe se Komuna e Klinës në vazhdimësi do të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e aparateve të nevojshme mjekësore, me qëllim që qytetarëve të iu ofrohen shërbime shëndetësore kualitative.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, u shpreh i lumtur me fillimin e punimeve dhe falënderoi kryetarin për mbështetjen që kryetari ka dhënë në disa projekte që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të kësaj qendre të kujdesit shëndetësor.

Ky projekt i financuar nga Komuna e Klinës dhe kap vlerën e 22 222 euro, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 30 ditë pune. /InfoKomuna/