Rrah punëtorin e KEDS-it në Gllarevë të Klinës

KlinëPostuar: 10:56 / 12.01.2018

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten në fshatin Gllarevë të Klinës pasi ka rrahur punëtorin e KEDS-it.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InfoKomuna/