Sheshi i ri i Klinës bëhet me shteg për biçikleta

KlinëPostuar: 11:45 / 26.10.2017

Punimet në sheshin e ri të qytetit të Klinës janë duke ecur sipas dinamikës së paraparë.

Kështu, ka filluar edhe asfaltimi i shtegut për biçikleta. Një pjesë e konsiderueshme e sheshit po kompletohet më gjithë infrastrukturën përcjellëse dhe do të vihet shumë shpejt në shfrytëzim për qytetarët.

/InfoKomuna/