Të shtëna armësh mes policisë së Kosovës dhe disa të dyshuarve për hajni.

KlinëPostuar: 09:45 / 12.07.2017

Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës ka patur mbrëmë të shtëna armësh mes policisë së Kosovës dhe disa të dyshuarve për hajni.

Policia kishtë vërejtuar një proces vjedhje duke intervenuar për t'i arrestuar të dyshuarit.

Me të vërejtur policët, hajnat kanë shtënë me armë zjarri gjë të cilën e kanë bërë edhe zyrtarët policorë.

 Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.