"Tërmet" në Klinë, ja si reagojnë zjarrfikësit e policia

KlinëPostuar: 16:25 / 05.12.2017

Zjarrfikësit, policia dhe ekipi shëndetësor i QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë, kanë demonstruar shkathtësitë e tyre në rast të ndonjë tërmeti eventual. Bëhet fjalë për një aksion të improvizuar, ushtrim fushor, “ tërmet” në Çerdhën e Fëmijëve “Xhevë Lladrovci” në Klinë, skenarin e të cilit e kishte bërë dega e Kryqit të Kuq në Klinë.

Pas njoftimit për tërmet, të parët në vendin e ngjarjes arrijnë Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë njësinë për zjarr dhe shpëtim, QKMF-në dhe Kryqin e Kuq.

Fillimisht reagojnë njësitë e zjarrfikëseve në shuarjen e zjarrit që kishte shpërthyer, kurse më pas futen brenda në objekt për të evakuuar fëmijët dhe personelin tjetër. Atyre u jepet ndihma e parë në vend të ngjarjes dhe më pas dërgohen në QKMF. Ekipi psiko-social i Kryqit të Kuq të Kosovës trajton nxënësit dhe fëmijët e evakuuar.

Në këtë “tërmet” janë lënduar 5 fëmijë dhe 2 punëtorë. I gjithë ushtrimi ka kaluar sipas planit të paraparë dhe gjithë akterët e angazhuar në këtë ushtrim kanë kryer detyrat e veta sipas planit të paraparë.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq në Klinë, kanë treguar se një ushtrim i tillë është organizuar në rast të ndonjë tërmeti eventual që ekipet për shpëtim, siguri dhe ofrimin e ndihmës së parë të jenë sa më të përgatitur për përballimin e situatave të tilla.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.